Grida Duma lë mandatin e deputetes, nis emisionin e saj në televizion

0 190

Prej kohësh në rrjetet e saj sociale ku është edhe mjaft e ndjekur, shohim që Grida Duma po distancon gjithmonë e më shumë temat politike, fushtata dhe thirrjen e ndjekësve drejt partisë së saj.

E gjithë kjo duket se nuk është e rastësishme, pasi mësohet se Grida Duma do të lërë mandatin e deputetes për t’ju futur televizionit dhe moderimit.

Deputetja demokrate do të nis një emision të sajin, bën me dije gazeta Tema dhe do shfaqet në ekran dy herë në javë.

Duket se Grida ka nisur edhe me përgatitjet për të arritur standartet që moderatoret kanë vendosur në televizionin shqiptar pasi vetëm pak ditë më parë bëri bujë në rrjet për fryrjen e buzëve dhe mollzave, që nuk kaloi pa u vënë re ndjeshëm te ndjekësit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.