Filip Lahm: Zhvillimi i Botërorit në Katar ishte një gabim i madh!

0 172

Ish-kapiteni i Bajernit dhe kampion bote në vitin 2014 me Gjermaninë, Filip Lahm, rregullisht hedh një vështrim në lajmet ndërkombëtare në kronikat e të cilave “L’Equipe” është partnere. Drejtori i “Euro 2024” evokon faktin se Katari është vendim i gabuar mbi organizimin e Botërorit 2022, i cili fillon të dielën.

“Si drejtor i turneut të ‘Euro 2024’, aktualisht po takoj shumë njerëz. Ata janë fëmijë me fanella me të cilat bëj foto, trajnerë të rinjsh që u mësojnë lojtarëve të tyre rregullat, presidentë klubesh të vogla që kanë qenë vullnetarë për dekada. Ata të gjithë e duan butësinë e futbollit, e njohin fuqinë e tij edukative, e vlerësojnë rëndësinë për komunitetin tonë.

Në të kaluarën, “Kupa e Botës ishte një festë popullore, për fëmijët një lloj nisjeje për jetën. Sot, disa klube amatore mendojnë të lënë tavolinat e birrës dhe ekranin të fshehur në bodrum.

Kjo më bën të kuptoj se dhënia e Katarit për të organizuar këtë kompeticion ishte gabim. Ajo nuk ka vend atje”, përfundoi 39-vjeçar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.