Elon Musk kthen zyrat e Twitter-it në ‘hotel’ për stafin

0 189

Elon Musk ka kthyer disa nga zyrat në Twitter në dhoma gjumi.

Prestigjozja BBC ka publikuar disa foto ku tregohet një dhomë me një krevat dopio, duke përfshirë garderobë dhe pantofla.

Një ish-punëtor tha se shefi i ri i Twitter, Elon Musk ka qëndruar në seli që kur bleu firmën.

Ai muajin e kaluar i dërgoi email të gjithë stafit të kompanisë duke u thënë se “do të duhet të jenë jashtëzakonisht të fortë për të pasur sukses”.

Departamenti i Inspektimit të Ndërtimit në San Francisko ka konfirmuar se po heton shkeljet e mundshme pas një ankese.

Musk u shpreh se kompania po sulmohej për shkak se siguroi shtretër për “punonjësit e lodhur”.

Ai theksoi se do të punonte dhe do të flinte në zyrë “derisa të rregullohen gjëra në kompani”.

Sipas BBC, edhe divanet në Twitter po përdoren si krevate për të fjetur gjumë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.