Rama në Azerbajxhan, takohet me presidentin Ilham Aliyev

0 193

Kryeministri Edi Rama pas pritjes së liderëve europianë në Tiranë për Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe vizitën e tij në Bruksel, ditën e sotme ndodhet në Azerbajxhan ku është takuar me presidentin e këtij vendi, Ilham Aliyev.

Vizitën e ka njoftuar vetë kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Kreu i qeverisë bën me dije se takimi me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, është zhvilluar për një bilanc të ecurisë së marrëdhënieve pas vizitës së tij në Shqipëri, ku u vendosën piketa të rëndësishme konkrete bashkëpunimi si dhe për ta falenderuar për dekretin presidencial të çeljes së ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë.

“Me ftesë të Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, për një bilanc të ecurisë së marrëdhënieve pas vizitës së tij në Shqipëri, ku u vendosën piketa të rëndësishme konkrete bashkëpunimi, si edhe për ta falënderuar për dekretin presidencial të çeljes së ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë”, shkruan Rama në Facebook.

Në këtë vizitë, Kryeministri shoqërohet nga zv/Kryeministrja dhe ministrja e Energjetikës Belinda Balluku dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

Kujtojmë se Presidenti i Azerbajxhanit ndodhej në Tiranë më 15 Nëntor në një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.