Shqipëri-Kroaci marrëveshje për sigurimet shoqërore, do të përfitojnë 3 mijë shqiptarë

0 158

Është miratur marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë në fushën e Sigurime Shoqërore.

Në një njoftim të bërë publik në rrjetin social “Facebook”, Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën me dije se kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi, sapo të miratohet nga parlamentet e të dyja vendeve dhe pritet të përfitojnë rreth 3 mijë shtetas shqiptarë.

“Finalizohet me sukses në Kroaci Marrëveshja Kuadër dhe ajo Administrative mes dy vendeve tona, në fushën e Sigurime Shoqërore. Rreth 3 mijë shtetas shqiptarë do të përfitojnë nga kjo marrëveshje e cila do të hyjë në fuqi pasi të ratifikohet nga Parlamentet respektive. Delegacioni Shqiptar u kryesua nga Zëvendministrja e Financave dhe Ekonomisë znj. Olta Manjani ndërsa delegacioni Kroat u kryesua nga Znj. Melita Čičak, Drejtor i Sistemit të Pensioneve. Mbetemi të angazhuar për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve shqiptarë, me qëllim që puna e tyre të njihet dhe të garantohet me ligj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.