Ekipet zbresin në fushë gjatë mesjavës, ndryshohet orari i ndeshjes Erzeni-Teuta

0 160

Kupa e Shqipërisë kthen në mesjavë në fushë skuadrat shqiptare, jo vetëm të Superiores, por edhe të Kategorisë së Parë.

Në lojë do të jenë ekipe të cilat kërkojnë të bëjnë mirë në këtë turne, e sidomos ata për të cilat është një objektiv i sezonit, pasi siguron një biletë në Europë.

Edhe pse sfidat ishin parashikuar të luheshin në orën 13:00 të martën dhe mërkurën, një prej tyre ka ndryshuar.

Dueli në grupin B mes Erzenit dhe Teutës do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” në orën 16:00.

Leave A Reply

Your email address will not be published.