Shuhet në moshën 95-vjeçare ylli i ekranit italian Gina Lollobrigida

0 158

Ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare aktorja italiane Gina Lollobrigida, një nga yjet më të mëdha të kinematografisë evropiane në vitet 1950-1960.

E përshkruar shpesh si “gruaja më e bukur në botë”, ndër filmat ku ka debutuar Gina Lollobrigida janë Beat the Devil, Hunchback of Notre Dame dhe Crossed Swords.

Karriera e saj u zbeh në vitet 1960, kur ajo nisi të angazhohej në fushën e fotografisë dhe politikës.

Lollobrigida, e cila njihej thjesht si “La Lollo”, ishte mishërim i kinemasë italiane të pasluftës.

Ministri i Kulturës Gennaro Sangiuliano shkroi në Twitter: “Lamtumirë një dive të ekranit, protagoniste e më shumë se gjysmë shekulli në historinë e kinematografisë italiane. Sharmi i saj do të mbetet i përjetshëm”.

Gina Lollobrigida vdiq në një klinikë të Romës, tha ish-avokatja e saj Giulia Citani për agjencinë e lajmeve Reuters.

Leave A Reply

Your email address will not be published.