Edhe në Mars ”festohen” Krishtlindjet, shfaqet engjëlli

0 282

Planeti i Kuq është solidarizuar me Tokën dhe ka përqafuar plotësisht shpirtin e Krishtlindjes, në mënyrën e vet. Anija kozmike e ESA-s ”Mars Express”, fotografoi siluetat e kuqërremta të një engjëlli dhe një zemre jo shumë larg polit jugor të Marsit. Ngjyra që përputhet në mënyrë të përsosur me atmosferën e këtyre ditëve, është rezultat i përbërjes së dunave marsiane, të pasura me piroksen dhe olivinë, minerale me ton të errët që gjenden gjithashtu edhe në shkëmbinjtë tokësorë.

Në të vërtetë është stina e verës, në hemisferën jugore të Marsit dhe rajoni i polit të jugut që është i mbuluar zakonisht nga një akull i trashë 1.5 km, tani po përshkon një fazë të lartësimit: dioksidi i karbonit i ngrirë i cili përbën shpesh akujt polarë, po kalon drejtpërdrejt nga gjendja e ngurtë në atë të gaztë. Ky proces periodik, i cili gjithashtu ndodh edhe në planetët e tjerë të Sistemit Diellor, krijon gropa lartësimi, domethënë “xhepa të zbrazët” në sipërfaqen e planetit.

Një engjëll nuk do të ishte i plotë pa aureolën, ajo e siluetës marsiane ishte gdhendur nga një krater, i cili bëri të dukshëm poshtë shtresëzimin e plotë të tokës marsiane. Konturet e zemrës theksohen nga një pjerrësi e madhe e krijuar nga një proces eroziv dhe bëhen edhe më të dukshme nga kontrastet kromatike. Origjina e materialit më të errët të shpërndarë në të gjithë sipërfaqen e Marsit nuk është e qartë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.