E martuar me një njeri me ngjyrë/ Princesha e Norvegjisë zbulon se…

0 352

Princesha e Norvegjisë, Märtha Louise, tregon se ka rënë pre e paragjykimeve të shumta pasi ka zgjedhur që të krijojë një lidhje me një burrë me ngjyrë. Princesha 48-vjeçare tha se përpara se të niste të takohej me partnerin e saj Shaman, e dinte se do paragjykohej, megjithatë ajo nuk hoqi dorë prej tij.

“Të jesh e dashura e Shaman Durek më ka bërë që të përplasem me shumë njerëz për shkak të racizmit që shprehnin ndaj tij. Unë kam menduar me vetëdije dhe jam e ndërgjegjshme se çfarë njerëzish janë personat me ngjyrë”.

Märtha thotë se shumë miqtë e saj më të mirë i qëndruan pranë dhe e mbështetën atë në këtë vendim. “Derek është mjaft i ëmbël. Ai nuk është gënjeshtar. Është shkruar pafund se ai nuk është i përshtatshëm për mua dhe familjen time. E keni gabim, ai është burri më i mirë i mundshëm për mua”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.