Damian Gjiknuri në SPAK

0 161

Sekretari i PS, Damian Gjiknuri është paraqitur mëngjesin e kësaj të Premteje në Prokurorinë e Posaçme anti Korrupsion.

Burime pranë SPAK thanë se Gjiknuri është thërritur për të dëshmuar në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e abuzimeve të dyshuara të ndodhura gjatë zbatimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Gjiknuri, në kohën kur ishte Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, kallëzoi në prokurori “abuzimet e konstatuara| nga raporti i një auditi të kryer për zbatimin e këtij projekti dhe përgjegjësitë e ish-drejtuesve të ARRSH. Ish-ministri urdhëroi auditin dhe dorëzoi kallëzimin në Dhjetor të vitit 2017. Ai po jep sot sërish shpjegime për këtë çështje pas pafajësisë që morën ish-zyrtarët e kallëzuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.