Mijëra njerëz ofrohen të birësojnë beben e lindur nën rrënoja në Siri

0 154

Mijëra njerëz kanë kërkuar të adoptojnë vogëlushen e shpëtuar nga rrënojat e tërmetit në Siri. Ajo u gjet nën rrënojat e ndërtesës së shkatërruar teksa ishte ende e lidhur me kordonin umbelikal të nënës së saj.

Aya, që do të thotë mrekulli në arabisht ndodhet në spital në gjendje të mirë shëndetësore.

Mijëra njerëz në rrjetet sociale kanë pyetur për hollësitë rreth adoptimit të saj. “Do doja ta adoptoja dhe t’i jepja një jetë të denjë”, thotë një prej tyre. Një spiker lajmesh nga Kuvajti u shpreh: “Jam gati të kujdesem për të dhe ta adoptoj këtë fëmijë…nëse procedurat ligjore më lejojnë”.

Drejtori i spitalit, Khalid Attiah ka marrë dhjetëra telefonata prej njerëzve nga e gjithë bota që duan të birësojnë Aya.

Vetë drejtori, i cili është babai i një vajzë 4-muajshe dhe tha se: “Nuk do të lejoj askënd ta birësojë për tani. Derisa të afërmit e largët e saj të kthehen, do ta mbaj këtë fëmijë si timin”. Për momentin, gruaja e tij po e ushqen me gji siç po vepron me vajzën e tyre.

Aya ishte e porsalindura që shpëtoi nën rrënojat e një ndërtese të shembur nga tërmeti në qytetin Jindayris. Nëna, babai dhe katër vëllezërit e motrat e saj humbën jetën.

Fotoja e saj teksa ndodhej në krahët e një burri, mbuluar në pluhur, bëri xhiron e botës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.