Çfarë surprize po përgatit vajza e Ilirit për daljen e tij nga BBV?

0 175

Tashmë e dimë që një nga pretendentët kryesorë për të fituar çmimin e madh të Big Brother Vip, Ilir Shaqiri dhe e bija e tij, Emily kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Madje, kjo e fundit po planifikon t’i bëje një surprizë babait të saj pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Emily e bëri të ditur këtë detaj në një lidhje me Skype në emisionin “Wake Up.” Ajo nënkuptoi se mund të jetë duke realizuar një këngë kushtuar qëndrimit të Ilirit në BBV dhe të gjitha përjetimeve që ato kanë pasur nga kjo eksperiencë.

“Do të jetë surprizë se im atë është një nga figurat më të rëndësishme të jetës sime bashkë me mamin,”-u shpreh Emily.

Bashkëshortja e Ilirit, prezente së bashku me të bijën në këtë intervistë, shprehet mbështetëse jo vetëm ndaj surprizës nga Emily por edhe për të gjithë rrugëtimin e tij në Big Brother Vip Albania. Për shkak të lojës në të, Ilirit i është dashur të guxojë për të siguruar qëndrimin e tij në shtëpi. Ajo e ka marrë me sportivitet dhe puthjen me aktoren e njohur, Arjola Demirin duke u shprehur se nuk ka vlerë personale për të pasi ia dha për shkak të sfidës në shtëpi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.