Angela Martini tregon arsyen përse lindi djalin nëpërmjet një nëne surrogate

0 162

Jeta e Angela  Martinit ka marrë një tjetër rrjedhë të rëndësishme gjatë këtyre dy muajve të fundit. Ajo është bërë nënë për herë të parë e një djali me bashkëshortin e saj, Dragos Savulescu. Me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, bëri të ditur dhjetorin që lamë pas se djali i saj, Kyree kishte ardhur në këtë botë nëpërmjet një nëne surrogate.

Në një intervistë të fundit për gazetën zviceriane “Blick”, modelja ka dhënë më tepër detaje lidhur me lindjen e saj, përjetimet dhe planet për zgjerimin e familjes. Modelja tregoi se që në momentin e parë që pati kontakt me djalin, përjetoi një ndjenjë mjaft të fortë mes tyre.

“Jam ndjerë e përmbushur dhe më ka lindur nevoja të jap më shumë dashuri se më parë. Kur lindi im bir, menjëherë ndjeva atë që më nevojitej. Ndjej këtë lidhje kaq të thellë saqë e kam të vështirë ta përshkruaj me fjalë.”- shprehet Angela.

Angela foli më shumë rreth vendimit për ta sjellë në jetë fëmijën përmes një nëne surrogate. Ajo u shpreh se me anë të kësaj metode mund të zgjidhnin seksin e fëmijës dhe e gjithë procedura u bë me qëllimin që të parandalonin alergjitë, sëmundjet autoimune, riskun për kancer e shumë të tjera. Përsa i përket zgjerimit të familjes, ajo shprehet e hapur për të pasur edhe më shumë fëmijë të tjerë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.