Capital T falënderon Zotin: Falë sfidave jam më i fortë

0 417

Reperi i mirënjohur Capital T, së fundmi publikoi këngën e tij të parë të albumit të tij “Skulpturë”. “Tu festu” mban titullin kënga e parë e këtij albumi, e cila është publikuar në YouTube në versionin audio dhe është pritur mirë nga fansat.

Në fotografinë e fundit të publikuar në Instagram, reperi pozoi në plazh duke zbuluar muskujt e tij, teksa mbante dorën në drejtim të qiellit. Këtë postim ai vendosi t’ia dedikojë Zotit, duke iu drejtuar me falënderime për ato që ka sot.

“Faleminderit Zot për krejt çka kam në jetë, krejt sfidat që mi ke dërguar i kam kaluar e fal tyre sot jam më i fortë”, ka shkruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është Trim Ademi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.