BE-ja më 30 qershor, finalizoi një listë të vendeve me më pak raste me Covid-19 dhe kështu qytetarët e të cilave lejohen të hyjnë në bllok nga 1 korriku.
Ditën e sotme kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se do të hap kufijtë edhe për 15 vende jashtë bllokut 27-anëtarësh ku do të përjashtohen Serbia dhe SHBA.
Vendet në listën e BE-së janë: Algjeria, Australia, Kanadaja, Japonia, Gjeorgjia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguaji, si dhe Kina nëse ka reciprocitet. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia nuk janë në listë.
Lista do të përditësohet në varësi të zhvillimeve të fundit në secilin vend. Hungaria ka raportuar deri më tani mbi 4,100 raste me koronavirus dhe rreth 590 vdekje.