Bota në rrezik ekstrem, shkencëtarët: Jemi në prag të kolapsit të ekosistemit

0 311

Begatia po vjen me një ”kosto shkatërruese” për ekosistemin që i siguron njerëzimit ushqim, ujë dhe ajër të pastër. Kështu thotë profesor i ekonomisë në Universitetin e Kembrixhit, Sir Partha Dasgupta. Një studim prej 600 faqesh, theksohet se bota po vendoset përpara një rreziku ekstrem nga dështimi i ekonomisë për të kuptuar shkatërrimin e shpejtë të mjedisit prej saj.

Sipas tij për të shmangur një katastrofë duhen marrë urgjentisht masa të reja përfshirë ndryshimet rrënjësore globale të prodhimit, konsumit, financave por edhe arsimit. Rezervat e kapitali natyror për kokë, sipas studimit, kanë rënë me 40% nga 1992 deri në 2014.

”Natyra është shtëpia jonë, dhe duhet ta ruajmë përmes një ekonomie më të mirë”, thotë Dasgupta. Historiani i njohur, Sir David Attenborough e konsideron studimin tejet të rëndësishëm. Ai shprehet se nëse do të vazhdojmë me këto ritme dhe këtë shkalle dëmtimi, ekosistemi do të shembet. Rreziku është real.

Leave A Reply

Your email address will not be published.