Zv/kryeministri kërcënon kreun e LSI-së Divjakë, reagon Ledio Rrudho: Braçe është njeriu që prej 8 vitesh rrjep këtë zonë

0 317

Zv/kryeministri Erion Braçe ka kërcënuar kreun e LSI-së, dega Divjakë, Ledio Rrudho, duke i thënë se do i nxjerrë dosje, por vetë Rrudho i është përgjigjur Braçes duke i thënë se e gjitha kjo bëhet për të hequr vëmendjen nga situata në të cilën ndodhen fermerët e kësaj zone, dhe për është Braçe ai është rrjep prej 8 vitesh Divjakën. ”Palaco i Rilindjes ka shkruar për mua sot ku janë përmbytur të gjitha të mbjellat e fermerëve për shkak të mospastrimit të kanaleve. Arsyeja është e qartë, të heqi vëmëndjen nga dëmi që po i shkaktohet fermëreve të Divjakës”,-shkruan Rrudho.

Postimi i plotë

Për socialistin e kthyer në palaco të Rilindjes! Sot pas disa ditësh socialisti i kthyer në rilindas, Erion Braçe lindur e rritur në Kombinat, qenka kujtuar të reagojë ndaj meje pikërisht sot në ditën më të vështirë për të gjithë fermerët e Divjakës edhe zonave përreth.

Palaco i rilindjes ka shkruar për mua, sot ku janë përmbytur të gjitha të mbjellat e fermerëve për shkak të mospastrimit të kanaleve. Arsyeja është e qartë, të heqi vëmëndjen nga dëmi që po i shkaktohet fermerëve të Divjakeës.

Njeriu që po rrjep prej 8 vitesh Divjakën më akuzon mua, djalin lindur e rritur në Divjakë se paskam rrjepur patriotët e mi! Po deri dje Erion Braçe që votuam Partinë Socialiste nuk isha ky djali që ti përbalt sot vetëm se nuk ndajmë të njëjtat bindje politike! Turp për ty që mundohesh të tërheqësh vëmëndjen nga realiteti i vështirë që ndodhet sot Divjaka!

Leave A Reply

Your email address will not be published.