Bashkëshorti i Hueydës bën dedikimin prekës për të birin ditën e lindjes së tij

0 128

Bashkëshorti i artistes, Hueyda El Saied, e cila ka humbur jetën pak kohë më parë për shkak të një sëmundjeje të rëndë, ka bërë shpesh herë dedikime për të ndjerën.

Ai ka vendosur të mbajë hapur llogarinë e saj të “Instagram” dhe herë pas here ka ndarë me ndjekësit vepra artistike të Hueydës, apo foto dhe video të ndryshme, për ta rikuajtuar atë.

Ndërkohë, së fundmi, ai ka bërë një dedikim shumë të veçantë dhe prekës, me rastin e ditëlindjes së djalit të Hueydas, Gabriel.

Ai ka publikuar një bashkim fotosh të vogëlushit me mamanë e tij, duke i bashkangjitur motive festive, mbi të cilën ka shkruar një urim emocionues.

“Gëzuar ditëlindjen Gabriel. 7 vjeç sot. Mami dhe unë jemi shumë krenar për ty. Të duam shumë djali im. Të fortë së bashku. Babi jot”

 

Rikujtojmë se Thierry ka folur për herë të parë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes së tij gjatë një interviste, duke treguar forcën e madhe të saj.

“Mësuam për sëmundjen e saj përpara një viti e gjysmë, në korrik të 2019. Ishte zgjedhja e Hueyda-s ta mbante këtë sekret. Të gjithë e dinë që ajo ishte shumë e fortë dhe nuk donte që ne të ndjenim keqardhje. Edhe donte ta bënte këtë luftë e vetme”,- ka thënë ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.