Basha raport ambasadorëve dhe KE: Berisha sulmoi brutalisht PD

0 170

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha bërë një raport të detajuar për protestën e 8 janarit, të cilën ua ka dërguar ambasadorëve të huaj në vend dhe KE.

Opinion.al ka raportin në gjuhen angleze, i cili përmban përshkrimin e asaj që ka ndodhur në PD orë pas ore gjatë protestës të 8 janarit.

Ashtu siç mun d të shihni raporti është i shoqëruar edhe me foto të protestës në seli, militantë me vare e çekiçë në duar, ndërsa përgjegjësin kryesore dhe udhëzuesin e të gjithë kësaj dhunë PD bën fajtorë Sali Berishën.

Në raport përmendet edhe incidenti i Roland Bejkos dhe marrja në mbrojtje nga Garda e deputetit Enkelejd Alibeaj pasi ishte kërcënuar me jetë nga njerëzit që Berisha i solli para selisë blu.

Në asnjë rresht të dokumentit të PD nuk përmendet fortifikimi dhe dyert e blinduara që iu vunë godinës.

Në raport theksohet se “deputeti Sali Berisha sulmoi brutalisht dhe në mënyrë të paprecedentë selinë blu me qëllimin largimin me forcë të kryedemokratit Lulzim Basha”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.