Bartomeu: Kjo më shqetëson më shumë nga Lionel Messi

0 347

Largimi nga futbolli i Lionel Messit shqetëson të gjithë në “Camp Nou”. I freskët nga “Topi i Artë” i gjashtë i karrierës së tij të jashtëzakonshme, edhe ai së shpejti do të duhet t’i varë këpucët në gozhdë. Për këtë arsye, presidenti “blaugrana”, Josep Maria Bartomeu, thotë se është i shqetësuar në mënyrë të kuptueshme.

“Po, jam i shqetësuar për ditën në të cilën Messi do të duhet të vendosë të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Unë do të doja që ai të nënshkruante një kontratë tjetër, sepse jam i bindur se ka ende shumë vite përpara me Barcelonën.

Edhe ai nuk e ka problem ta vazhdojë rrugëtimin e jashtëzakonshëm në këtë klub. Nuk kam dyshim se ai do ta përfundojë karrierën këtu. Pastaj, do të jetë ai vetë, që do ta zgjedhë momentin kur do ta përfundojë atë”, – u shpreh kreu i klubit katalan për “Radio Catalunya”.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.