Rindërtimi i antishtetit të rënë të propagandës, Vasili: 10 pyetje asgjësuese për Ramën

0 363

Nënkryetar i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një shkrimi të gjatë në facebook, ka analizuar punën e qeverisë pas tërmetit tragjik. Teksa e quan punën si rindërtimin e antishtetit të rënë të propagandës, Vasili shtron edhe 10 pyetje, të cilat i cilëson si asgjësuese për kryeministrin Edi Rama. ”Antishteti i Propagandës, çoi drejt greminës së 26 nentorit shqiptarët me hipokrizinë dhe pacipësinë e tij mediatike, që përqeshnin dhimbjen e njerëzve pas 21 shtatorit. Ndaj kreu i antishtetit të propagandës, Edi Rama është sot nën akuzë direkte pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nentorit nga i gjithë populli shqiptar. Tërmeti i 26 nëntorit ishte kronikë e një fatkeqësie të paralajmëruar, që në 21 shtator. Situata pas 21 shtatorit u fsheh dhe u manipulua tragjikisht nga antishteti i kapur i propagandes”.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit, Nënkryetar i LSI-së

Tërmeti i 21 shtatorit dhe më pas ai shkatërrimtari i 26 nëntorit, nxorrën në shesh shumëçka, por kryesorja dhe mbi të gjitha ishte antishteti rilindas i propagandës. Një shtet i kapur e inekzistent edhe në funksionet bazike, një shtet apatik dhe i çthurur organizativisht, një shtet i paaftë dhe i decerebruar, një shtet i propagandës dhe arrogant ky ishte shteti që realisht sundon në Shqipëri kundër dhe jo në interes të qytetareve.

26 nentori si termeti i shkaterrimit te madh fillon nga hetimi i pergjegjesise se rende te qeverise dhe pergjesise penale te Kryeministrit per termetin e 21 shtatori, i cili ishte preludi tragjik dhe i nenvleftesuar i 26 nentoritt! Banda e te paafteve dhe te liqve ne pushtet duke keqinterpretuar 21 shtatorin, qe nuk u shoqerua me viktima, bindën veten se termet te tille kaq te forte nuk do te kete me dhe e rendesishme eshte te valojë propaganda dhe te cfaqet kryeministri me idiotesine e tij proverbiale e te thote se me te mire se ai nuk ka.

Antishteti i Propagandes coi drejt gremines se 26 nentorit shqiptaret me hipokrizine dhe pacipesine e tij mediatike, qe perqeshnin dhimbjen e njerezve pas 21 shtatorit. Ndaj kreu i Antishtetit te Propagandes Edi Rama eshte sot nen akuze direkte pas termetit shkaterrimtar te 26 nentorit nga i gjithe populli shqiptar. Termeti i 26 nentorit ishte kronike e nje fatkeqesie te paralajmeruar, qe ne 21 shtator. Por situata e pas 21 shtatorit u fsheh dhe u manipulua tragjikisht nga Antishteti kapur i Propagandes.

Shqiptaret kuptuan qarte se nuk kishin ne anen e tyre nje qeveri,qe i mbron, por kishin nje qeveri, qe shet minuta televizive propagande dhe, qe nuk zgjidh asgje, bile poshteron viktimat me dizinformimin e struktuar kriminal mediatik te saj. Sot shqiptaret duan pergjigje per te pakten 10 pyetje asgjesuese per Kreun e Antishtetit te Propagandes Edi Rama te cilit i kerkojne perse:

1.Nuk shpalli Gjendjen e Fatkeqesise Natyrore megjithese vendi u perball me nje katastrofe te jashtezakonshme ne 21 shtator.

2.Nuk izoloi ndertesat e demtuara rende dhe teper te rrezikuara,megjithese Ministrja e Mbrojtjes deklaroi publikisht ne 23 shtator se 915 banesa u demtuan ndonese numri real ishte teper me i larte.

3.Nuk evakuoi banoret nga ndertesat e demtuara dhe per pasoje teper te rrezikuara per jeten e qytetareve.

4.Nuk mobilizoi nje ekspertize nderkombetare te kualifikuar per evidentimin e ndertesave te demtuara rende.

5.Nuk mori asnje mase per plotesimin e Rezervave te Shtetit me te gjithe materialet e nevojshme per perballimin e situatave te tilla.

6.Nuk ju drejtua per ndihme asnje shteti apo institucioni nderkombetar per plotesimin dhe gadishmerine ekipeve te shpetimit, qe rezultonin ne nje gjendje te mjere.

7.Nuk ishte ngritur fare perpara 21 shtatorit Agjensia Kombetare e Emergjences Civile edhe pse ligji i Emergjencave Civile ishte miratuar qe me pare.

8.Nuk u moren fare ne konsiderate dhe nuk u be asgje lidhur me kerkesat e qarta dhe te drejtperdrejta te Presidentit per gadishmerine e perballimit te situatave emergjente nga termeti si edhe ato te dates 23 shtator,kur u kerkua vleresimi i ndertesave dhe kerkesa per ndihme Agjensise Atomike.

9.U deklaruan te sigurta ne menyre te pavertete dhe pa ekspertize inxhinierike te gjitha shkollat,kopshtet ,cerdhet, qe jane me qindra e qindra vetem 24 ore pas 21 shtatorit duke vene ne rrezik jeten e qindra e mijra femijeve qe frekuentojne keto shkolla.

10.Prishjet e banesave me insistimin e Kryeministritu kryen pa hetim te thelluar e shterrues, duke fshehur e prishur provat qe do te conin pergjegjesit e tragjedise se vdekjes se 51 qytetareve para ligjit.

Rindertimi duhet te filloje urgjentisht me shkaterrimin e Antishtetit Kriminal te Propagandes, ndryshe as shpirtrat e 51 shqiptareve qe humben jeten nuk do te gjejne paqe,por edhe as mijrat e shqiptareve te tjere, qe kane humbur gjithshka nuk do te shohin rreze shprese. Ky Rindertim i veshtire i Shtetit duhet te filloje sot,duhet te filloje tani,cdo minute e humbur eshte rivrasje e te ardhmes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.