Armina flet për shtatzëninë dhe planet e dasmës

0 363

Vetëm një postim i Armina Mevlanit në Instagram, bëri që disa portale të shkruanin se blogerja është në pritje të ëmbël, thjesht e vetëm sepse i dukej paksa barku i fryrë. E kontaktuar nga Iconstyle, Armina mohoi shtatzëninë duke thënë “Nuk është e vërtetë. Pak të shohin barkun e fryrë një moment, të bëjnë shtatzënë”.

E pyetur për planet e dasmës, ajo tha ”Sigurisht që do të ketë dasmë. Por në momentin e parë që kjo datë do të jetë vendosur do bëhet publike me anë të një konfirmimi zyrtar nga ana jonë dhe nuk do të jetë kjo pranverë”.

Nuk është hera e parë që Armina përflitet për dasmës e saj. Në shkurt, Agjenti 00Thumb në “ThumbON” u shpreh se Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha, do të martohen këtë pranverë. Sipas tij, dasma do të organizohet në Itali dhe pritet të jetë një ceremoni madhështore me shumë të ftuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.