Përcaktohet data e kthimit në fushë të Serie A

0 413

Serie A do të rinisë më 20 qershor dhe tashmë është bërë zyrtare. Vendimi është marrë pasditen e sotme, pas një takimi mes përfaqësuesve të qeverisë dhe atyre të futbollit.

Por futbolli italian mund të rinisë më herët. Pas takimit, ministri i Sporteve, Spadafora pasi konfirmoi 20 qershorin si datën e rinisjes së Seria, u shpreh se ndeshjet e gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë, Juventus-Milan dhe Napoli-Inter, mund të luhen nga data 13 deri në 17.

Më herët, u pranua edhe protokolli i federatës, por u vendos që nëse një lojtar do të rezultojë pozitiv me Covid-19, i gjithë grupi do të karantinohet për 14 ditë. Ky detaj mjaft i rëndësishëm, mund të sjelli probleme serioze për mbylljen e javëve të mbetura në futbollin italian.

Leave A Reply

Your email address will not be published.