A do të votonit për një parti të re me Luizin, kryetar partie?

0 200

Të gjithë flasin, thonë, bërtasin se kemi 32 vite me të njëjtët aktor politik. Asnjë shtet tjetër nuk ka si Shqipëria.

Njerëzit flasin, por nuk veprojnë se ka nevojë për një formacion të ri politik që të shkund partitë e vjetra politike, sidomos treshen Berisha-Meta-Rama.

Rasti i Luizit në Big Brother që ka fituar simpatinë e madhe të publikut, kudo ku ka shqiptarë, duket si një rast ideal edhe për një formacion të ri politik që të ndryshojë skenën politike 32 vjeçare të këtij realiteti shqiptar.

Luizi po bën histori, është djalë 37 vjeçar, i pjekur dhe me eksperiencë për jetën.

Në rrjete sociale ai ka kapur rekordë ndjekësish, aqsa ka kaluar edhe treshen Rama-Berisha-Meta, të marrë se bashku; bile fakti që ai u bë viral dhe kaloi brenda një muaji renditjen e festivalit europian, duke kaluar në vendin e dytë me një kengë të vitit 2006 apo me kengën e djeshme në Ditën e Dashurisë që ka arritur tani për 20 orë në 1.6 milionë shikues në youtube, një rast i jashtëzakonshëm ky; e gjitha kjo tregon se ai tashmë është njeri i gjithëkërkuar.

Natyrisht që ai është dhe mbetet artist, por edhe politika është art nëse e përdor në shërbim të njerëzve e jo vetvetes.

Luizi nuk flet dhe nuk ndiqet thjesht si artist; ai është qytetar dhe që e ndjen se ky vend ka nevojë për ndryshime të mëdha.

Informacione të besueshme thonë se Berisha dhe Rama janë interesuar që sapo të dalë nga “kafazi” i Big Brother ai të “rrëmbehet” prej tyre që ta kenë si ikonë në zgjedhje.

Por nëse ndodh kjo e baltos Luizin e pastër nga balta e politikës. Ai, gjithnjë nëse vendos, më mirë një formacion të ri politik, jashtë kampeve politike të derisotme.

Dhe bën histori.

Histori se njerëzit mezi presin të ikin nga partitë e vjetra, por edhe histori se fiton zgjedhjet me këtë popullaritet që ka sot, ai, pra Luizi.

Luizi dhe brezi i të rinjve janë idealist, pasionant dhe punëtor për një Shqipëri tjetër.

Nëse ai vendos pas daljes nga Big Brother do të ndryshonte skenën politike, njëherë e mirë. Por kjo mbetet dëshirë e njerëzve në rrjetet sociale, pasi Luizi akoma ndodhet në “kafaz” në BB.

Leave A Reply

Your email address will not be published.