Zgjedhjet e 14 majit, Celibashi: PD nëse do të plotësojë kushtet do regjistrohet

0 149

Kryetari i Komisionit Qëndror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur sot në lidhje me regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet 14 majit.

Celibashi thotë se ka vetëm një Parti Demokratike dhe se nëse do të plotësojë kushtet për t’u regjistruar do të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit.

Ai tha se në datën 3 mars gjykata do të vendosë në lidhje me konfliktin e brendshëm dhe se cili do të jetë organi udhëheqës i PD-së.

“Ka vetëm një PD, e cila nëse do të plotësojë kushtet për t’u regjistruar do të regjistrohet. Në dijeninë time ka vetëm një PD. Në momentin që do të paraqitet kërkesa për regjistrim do të vlerësojmë dokumentacionin bashkëshoqërues të kërkesës për regjistrim dhe do të vlerësojmë cilësitë e personave që paraqesin kërkesë për t’u regjistruar. Besoj në datë 3 gjykata do të vendosë në lidhje me konfliktin se cili do të jetë organi udhëheqës i PD-së.
Nuk lidhet thjesht me procesin e regjistrimit, sikurse është pjesëmarrja në zgjedhje e një partie. Flasim për partinë kryesore të opozitës. Duhet të jetë e qartë se kush do jetë nga pikëpamja formale”, ka thënë Celibashi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.