Zv/kryeministri e quajti Tiranën ekipi i Yzberishtit, tifozët i përgjigjen me këtë banderolë (FOTO)

0 295

Ditën e enjte Partizani fitoi derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës me shifrat 1-0. Pas këtij suksesi, zv/kryeministri Erion Braçe si një tifoz i thekur i të kuqëve thumboi keq rivalët bardheblu.

Në rrjetet sociale, ai e konsideroi Tiranën duke e quajtur “ekip i Yzberishtit”, ndërsa konsideroi Vllazninë si rivalin që duhet mundur këtë sezon.

Një frazë e tillë nuk është pëlqyer nga tifozët e Tiranës, që edhe pse fizikisht nuk ishin në stadium në ndeshjen ndaj Laçit, kanë gjetur mënyrën për të thumbuar Erion Braçen.

Në hekurat e stadiumit “Selman Stërmasi” u panë banderola të tipit, ”Gjalles e vogël, Tirona është e modhe, të fala plakës në Lozhan të Korçës”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.