Zhdukja e 3 të rinjve/ Vilson Çutaj sa doli nga burgu për 63 kg drogë

0 399

Ende s’ka gjurmë të tre të rinjëve të shpallur të humbur në Malësinë e Madhe, saktësisht Vilson Çutaj, Klement Pepaj dhe Daniel Pepaj. Forcat e shumta policore si dhe banorët po vijojnë kërkimet. Kushtet atmosferike të orëve të fundit kanë vështirësuar punën për shkak edhe të terrenit të vështirë.

Vilson Çutaj kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu i Reçit në Shkodër, pasi ishte dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për akuzën e “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Sipas dosjes hetimore, rezulton se Çutaj është arrestuar fillimisht në datën 15 maj 2017, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij, policia ka gjetur 5 thasë plastikë, ngjyrë e zezë, ku në brendësi të tyre është sekuestruar material bimor, në gjendje të tharë me ngjyrë jeshile dhe boçe, me aromë dhe karakteristika si ajo e kanabisit.

Çutaj kishte vetëm pak muaj që ishte liruar nga burgu i Reçit dhe tashmë është bërë protagonist i një ngjarje akoma dhe më të rëndë. Sot e kësaj dite, nuk ka asnjë të dhënë se ku ndodhet Vilson Çutaj. Të dhënat policore tregojnë se ai mund të jetë ekzekutuar nga i njohuri i tyre Danjel Pepaj, të cilin një ditë para ngjarjes në 1 tetor 2020, e kana dhunuar fizikisht së bashku me Klemend Pepaj.

Dyshohet se ky konflikt ka lindur për shkak të vjedhjes së një sasie droge por është e paqartë se ku ndodhen trupat e pajetë dhe vetë autori i këtij krimi të rëndë. I dënuar për prodhim dhe shitje droge, është dhe babai i Vilson Çutaj, Pal Çutaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.