Zgjedhjet/ PS propozon 9 majin e 2021, Balla: Presidenti ta shqyrtojë këtë datë

0 363

Partia Socialiste që është maxhorancë në Kuvendin e Shqipërisë, i propozon Presidentit Ilir Meta një datë për zgjedhjet e përgjithshme. Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla në një prononcim për median propozoi datën 9 maj 2021. ”9 maj 2021 do të ishte datë kuptimplotë. Mendoj kur Presidenti i Republikës të mendojë për datën e zgjedhjeve të shqyrtojë edhe këtë datë dhe ne socialistët jemi dakord. Që data e fitores mbi fazhizmin apo dita e Europës të jetë dita kur shqiptarët të shprehen me vullnet të lirë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.