Zgjedhjet në SHBA, ish-ambasadori: Kontributi i Biden i jashtëzakonshëm

0 273

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Mal Berisha, foli rreth zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, të cilat këtë vit janë mes dy kandidatëve tërësisht të kundërt në botëkuptim nga njëri-tjetri. Në qëndrimin e Berishës, Biden është një njeri i cili vjen nga një jetë e gjatë politike, ndërkohë që Trump është një person që vjen nga jeta e biznesit dhe dëshiron të rrëzojë establishmentin politik.

“Ish-zëvendës presidenti Biden është në politikë që nga viti ’72, me gjithë dramat e jashtëzakonshme që ka kaluar në jetë, i ka kontribuar vendit me postet e veta, është një emër shumë i njohur, ndërkohe kemi të bëjmë me një president krejt i ndryshëm me një tendencë për të shkatërruar establishmentin. Duke ardhur nga biznesi, ai premtoi shumë. Por në prag të pandemisë Amerika arriti pikën më të ulët të papunësisë në historinë e vet, me 3,6 për qind”, tha Berisha në ”euronews”.

Sa i përket njërës prej pikave më kyçe, ku Biden e përqendroi fushatën e tij, pra menaxhimit të pandemisë, ish-ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe tha se nuk mendonte se do të kishte ndonjë ndryshim nëse Biden do të zgjidhej president.

”Pandemia është një akt aq i papritur dhe i vështirë për t’u menaxhuar saqë çdo udhëheqës apo opozitë që e kundërshton nuk kanë të drejtë. Problemi është ta hapim apo ta mbyllim ekonominë? Sot në Amerikë njerëzit po i përzënë nga shtëpia se nuk kanë me çfarë të paguajnë qiranë. Pandemia është një lojë me humbës. Nëse supozojmë se Biden fiton dhe futet në zyrë, çfarë do bëjë: ta hapë ekonominë dhe njerëzit të vdesin nga COVID apo ta mbyllë dhe njerëzit të vdesin nga rënia ekonomike? Votuesi amerikan e percepton vetë nëse mbyllja u bëri mirë dhe u shpëtoi jetë apo më e mirë ishte hapja”, tha ish-ambasadori.

Leave A Reply

Your email address will not be published.