Trump vs Biden, ja kush kryeson sipas sondazheve

0 364

Sot (3 nëntor) SHBA-të, votojnë për të zgjedhur presidentin që do të drejtojë në mandatin e ardhshëm. Donald Trump përballë Joe Biden, por ç’thonë sondazhet deri më tani?

Sipas ”The Guardian”, në sondazhet e kryera deri më tani, Joe Biden po kryeson përballë Trump, duke patur kështu më shumë shanse të jetë presidenti i ardhshëm i Amerikës. Është ende herët për të siguruar një fitore të kandidatit demokrat. Hillary Clinton, gjatë sondazheve në fushatën e 2016-ës ishte qartazi shumë përpara Trump-it, por në fund humbi.

Gati rreth 100 milionë amerikanë kanë votuar përmes votimit postar, duke e çuar pjesëmarrjen e votimeve në nivelin më të lartë gjatë shekullit të fundit. Që një kandidat të bëhet president duhet të paktën të marrë 270 vota në atë që quhet kolegj elektoral.

Secili shtet, merr një numër të caktuar votash, bazuar në popullsinë e tij dhe më pas nxjerr fitues një prej kandidatëve. Ky sistem votimi shpjegon pse është e mundur që një nga kandidatët të marrë më shumë vota në rang kombëtar, por të humbasë zgjedhjet, siç ndodhi me Hillary-n në 2016-ën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.