Zgjedhjet në FSHF, vendoset data

0 156

Tashmë është zyrtare, në datën 2 mars do të mbahen zgjedhjet për kreun e FSHF-së.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka vendosur që në 2 mars të mbajë Asamblenë Zgjedhore të vitit 2022 ku do të zgjidhen strukturat e reja drejtuese të këtij institucioni.

Gjatë këtyre javëve do të përcaktohen delegatët e klubeve dhe shoqatave rajonale që do të marrin pjesë në zgjedhjet e këtij institucioni dhe ata më pas do të votojnë për strukturat drejtuese të tij.

Në garën për president deri tani kanë konfirmuar kandidaturën e tyre Armand Duka dhe Dritan Shakohoxha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.