Yuri Kim takohet me Vitore Tushën: Ka përgjegjësinë e udhëheqjes së Gjykatës Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme

0 294

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, është takuar me gjykatësen e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, për t’i siguruar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për rezultatet e Reformës në Drejtësi.

“U takova me gjykatësen Tusha për ta falënderuar për udhëheqjen e saj të qëndrueshme & të mençur të KED-it, e cila mundësoi që Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë të bëhej funksionale. Tani ajo ka përgjegjësinë e udhëheqjes së Gjykatës Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme”, tha Kim përmes një postimi në Twitter.

Pasi mbërriti numrin e nevojshëm të gjyqtarëve për të zhvilluar gjyqe, çështjet e para për të cilat do të shprehet Gjykata Kushtetuese kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e ligjeve për trajtimin dhe kompensimin e pronave.

Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendime edhe për disa çështje tepër të rëndësishme, si vlefshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Momentalisht ajo ka 5 anëtarë, nga 9 që duhet të ketë në kushte normale. Për të qenë funksionale duhet të ketë së paku 6 gjyqtarë në detyrë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.