Vrisni një çifut/ Pas 6 muajsh hetime, arrestohet babai i dy fëmijëve

0 362

”Bëhuni human, vrisni një çifut”. Eduard Guza bënte të tilla thirrje në rrjetet sociale dhe shërbimet e Anti-Terrorit ka bërë arrestimin e tij, pas 6 muajve hetime. 39-vjeçari banues në Koxhas të Shijakut, në profilin e tij në facebook postonte shpesh shkrime me përmbajtje ekstremiste.

Këto thirrje datojnë që në vitet 2017, teksa mësohet se ai përdorte një tjetër identitet tjetër në rrjetet sociale. Guza nuk rezulton të ketë qenë luftëtar jashtë vendit dhe është baba i dy fëmijëve. Në momentin e arrestimit, Guza ka qenë në banesën e tij, e ndërsa nga kontrolli i bërë nuk i është gjetur asnjë send i ndaluar.

“Të shpëtojmë njerëzimin, të vrasim një çift! Bëhuni njerëz, vritni një çifut”, janë këto disa nga mesazhet që Guza shkruante në facebook. Ndaj tij, rëndojnë akuzat për veprat penale “nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave terroriste” dhe “nxitje të urrejtjes e grindjes”. Për 39-vjeçarin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.