Vrasja në Elbasan, dhëndrri i Qazim Sejdinit dhe Hajdari kërkojnë lirinë

0 303

Pas vrasjes së bujshme në Elbasan, Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini dhe Adriano Hajdari, kanë bërë kërkesë për lirim nga qelia. Ata ndodhen në burg për vrasjen e mikut të tyre, Floriam Lamçe. Sanxhaktari dhe Hajdari kanë bërë kërkesë për të dalë nga burug dhe për të qenë nën masën ”arrest shtepie”.

Vrasja e Florian Lamçes ndodhi mëngjesin e datës 30 korrik, në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Nën efektin e alkoolit, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari qëlluan me mjete të forta Florian Lamçen, duke i marrë jetën. Të tre ishin miq me njëri-tjetrin dhe pas një sherri e kanë goditur me sende të forta në kokë Lamçen, e kanë lënë të vdekur.

Sokol Sanxhaktari është dhëndri i ish-kryebashkiakut, Qazim Sejdini dhe ka shpëtuar disa herë nga drejtësia. Ai ka pranuar autorësinë e krimit, por ka thënë se nuk e mban mend motivin pasi ka qenë i dehur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.