Dervishi: Udhëzimi i njëjtë për të gjitha shkollat, si ato shtetërore dhe private

0 298

Të gjitha shkollat, shtetërore ose private, në fshat apo në qytet në vendin tonë, do i referohet të njëjtin udhëzim të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë. Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi në një intervistë për Report Tv, e sheh të zbatueshëm në masën 100% këtë udhëzim, paçka problemeve që mund të hasen gjatë rrugës.

”Sigurisht ne kemi ndjekur rekomandimet e OBSH dhe të qendrës Europiane të Kontrollit të sëmundjeve për këtë udhëzues. Edhe gjatë fundvitit shkollor 2019-2020 ne patëm një udhëzues që u përshtat për maturat dhe pak a shumë ishim të përgatitur por në këtë rast është punuar më tej për të krijuar një udhëzues për vitin shkollor 2020-2021. Është puna e ekspertëve tanë që kanë punuar për hartimin e këtij udhëzuesi. E dimë që te klasat e shkollat 9-vjeçare dhe të mesme është i lartë, por nëse do të punohet me turne, që do të përcaktojnë një grafik të caktuar apo përshtatjen e të gjitha ambienteve për t’i vënë në dispozicion ambiente ku do të zhvillohet mësimi. Është një udhëzues standard që do të respektohet nga shkollat shtetërore dhe private”.

Ajo ka dhënë detaje se të gjithë rrugëtimin që do të ndjekë një nxënës, që nga hyrja në shkollë, ulja në banka dhe kthimi për në shtëpi. Dervishi sqaron prindërit se maska duhet të mbahet edhe në furgonin e shkollës.

”Për shkollat do të kërkohet që të ruhet distanca dhe më pas edhe gjatë orëve të mësimit do të respektohet, 1.5 m nga njëri- tjetri, metoda klasike e të ulurit të nxënësit, pas njëri pas tjetrit. Këto element duhet të respektohen dhe këtu kemi të qartë që të respektohet kjo distancë duhet të ketë një numër të caktuar nxënësish në klasë dhe kjo do të bëhet me turne. Do të shoqërohen në hyrje dhe dalje nga mësues. Rekomandohet përdorimi i maskës edhe për ciklin e ulët, ndryshe nga cikli i lartë apo parauniveristar që do e kenë përdorimin e maskës gjatë gjithë mësimit. Mund të ketë fëmijë me sëmundje kronike apo sëmundje të tjera, do të vlerësohen nga mjekët në lidhje me përdorimin e maskës. Maska duhen mbajtur gjatë gjithë kohësh kur fëmijët të jenë në furgonin e shkollës dhe ka një rregullore dhe për transportin dhe kjo duhet të zbatohet. Jemi në një situatë të re”.

Udhëzimi për hapjen e shkollave

-Të gjithë nxënësit do të hyjnë në shkollë me radhë me një largësi 2 metra nga njëri tjetri.

-Nxënësve do u matet temperatura.

-Nëse kanë simptoma para ardhjes në shkollë, njoftohet mësuesi kujdestar, i cili, në bashkëpunim me mjekun e shkollës ose atë të familjes verifikon nëse nxënësi është i sëmurë apo jo.

-Justifikimi i mungesave tani do të bëhet vetëm nga mjeku i familjes.

-Në momentin e hyrjes në shkollë duhet të jenë të gjithë të pajisur me maska.

-Nxënësve të ciklit të ulët 9-vjeçar (nga klasa e parë deri në klasën e pestë, 6-11-vjeç) u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orëve të mësimit.

-Nxënësit e ciklit të lartë 9 vjeçar (nga klasa e gjashtë në të nëntë) dhe të mesëm (gjimnazi) duhet të mbajnë maskë në ambientet e brendshme dhe në të gjitha aktivitetet mësimore në ambientet e shkollës, pra me detyrim.

-Lejohet vetëm një hyrje dhe një dalje në ndërtesën e shkollës.

-Nxënësit që nuk zbatojnë këtë rregullore, trajtohen me masë disiplinore nga Komisioni i Etikës dhe i Sjelljes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.