Vrasja e shkencëtarit iranian, ka bërë që ministri i Jashtëm, Mohammad Javad Zarif të drejtojë gishtin nga Izraeli. ”Terroristët vranë një shkencëtar të shquar iranian sot. Ky akt prej frikacakësh, me indikacione serioze të rolit izraelit, tregon dëshpërimin për luftë të autorëve. Irani i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe veçanërisht BE që t’i japin fund standardeve të tyre të dyfishta të turpshme dhe të dënojnë këtë akt të terrorit shtetëror”,-shkruan në Twitter.
Terrorists murdered an eminent Iranian scientist today. This cowardice—with serious indications of Israeli role—shows desperate warmongering of perpetrators
Iran calls on int'l community—and especially EU—to end their shameful double standards & condemn this act of state terror.
— Javad Zarif (@JZarif) November 27, 2020