Studimi i ri shton provat, njerëzit me këtë grup gjaku janë më pak të rrezikuar nga Covid-19

0 294

Një studim i gjerë shton provat se njerëzit me gjak të tipit O ose Rh-negativ mund të jenë në rrezik pak më të ulët nga koronavirusi. Midis 225,556 kanadezëve që u testuan për virusin, rreziku për një diagnozë Covid-19 ishte 12 për qind më i ulët dhe rreziku me simptoma të rënda ose vdekja ishte 13 % më i ulët te njerëzit me grupin e gjakut “O” (Zero) në raport me ata që kanë A, AB ose B.

Njerëzit në çdo grup gjaku që ishin Rh-negativë ishin gjithashtu disi të mbrojtur, veçanërisht nëse kishin gjak O-negativ. Njerëzit në këto grupe të gjakut mund të kenë zhvilluar antitrupa që mund të njohin disa aspekte të virusit të ri, i tha Reutersit, bashkautori Joel Ray nga spitali St. Michael në Toronto.

“Studimi ynë i ardhshëm do të shikojë në mënyrë specifike antitrupa të tillë dhe nëse ato shpjegojnë efektin mbrojtës”,-tha Ray. Nëse apo si ky informacion mund të ndikojë në parandalimin ose trajtimin e Covid-19, është ende e paqartë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.