Vdekja e Maradonës, Policia bastis shtëpinë dhe klinikën e mjekut

0 276

Prokurorët argjentinas po hetojnë mjekun e Diego Maradona-s, për vrasje të mundshme pas vdekjes së legjendës së futbollit 6 ditë më parë. 30 policë kanë kontrolluar shtëpinë dhe klinikën private të dr.

Leopoldo Luque dhe 20 të tjerë kanë qenë në klinikën e tij, ndërsa përpiqen të përcaktojnë nëse kishte neglizhencë në trajtimin e Maradona pas operacionit. 60-vjeçari vdiq nga një sulm në zemër në shtëpinë e tij, ku ishte duke u shëruar. Dr. Luque nuk është arrestuar.

Ai mohon çdo akuzë të mundshme. Më herët në nëntor, Maradona kreu një operacion të suksesshëm në tru dhe në vijim, do të trajtohej për varësinë nga alkooli. Vajzat e tij kanë kërkuar detaje në lidhje me mjekimin e babait të tyre.

Në çfarë është përqendruar hetimi?

Kontrolli i policisë u urdhërua nga prokurorët që po përpiqen të ndërtojnë një pasqyrë të ngjarjeve që ndodhën ditët e fundit të Maradonës në shtëpi.

Ata morën kompjuterë, telefona celularë dhe shënime mjekësore. Ekzistojnë dyshime se rimëkëmbja e yllit në shtëpi mund të mos ketë përmbushur kushtet e daljes së tij nga klinika, të tilla si një ekip 24-orësh i infermierëve “të specializuar në abuzimin e substancave”, prania e mjekëve dhe një ndihmë ambulancë e pajisur me defibrilator.

Zyrtarët duan të dinë për përfshirjen e 39-vjeçarit, mjekut Luque, në angazhimet e rikuperimit të Maradonës në shtëpinë e yllit të ndjerë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.