Vrasja e Lamçes, dhëndri i Sejdinit del sot para gjykatës

0 407

Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, pritet që të dalin në gjykatën e Elbasanit për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tyre. Prokuroria kërkon “arrest me burg” për dy personat, që dyshohen per kryerjen e vepres penale “Vrasja me dashje” e kryer në bashkëpunim ndaj viktimës Florian Lamçja.

Hajdari dhe Sanxhaktari u përfshinë në një grindje me sende të forta me Florian Lamçen duke bërë që ky i fundit të humbasë jetën për shkak të goditjeve. Sipas Policisë, personat e përfshirë në konflikt ishin në gjendje të dehur. Madje, burimet nga uniformat blu bënë të ditur se 34-vjeçari Sanxhaktari në momentin e shoqërimit në Polici ka qenë në një gjendje të rëndë, pas konsumimit në sasi të lartë të alkoolit.

Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, është një personazh i njohur për drejtësinë. Në dëshminë e tij, Sanxhaktari ka thënë para policisë se Florin e kishte shok dhe se pasi kanë pirë bashkë nuk e mban mend si ka nisur debati.

“Florin e kam shok. U takuam pasdite dhe kemi qenë në disa lokale. Në darkë u ulëm me Adrianon dhe me Florianin tek lokal Piazza dhe kemi pirë shumë pije të ndryshme. Nuk e kujtoj as si nisi debati dhe as pse më qëlloi dhe e qëllova. Jam i shokuar. Nuk e di si ka ndodhur. Ne jemi miq”. Është e konfirmuar se vdekjen Florian Lamçes ja ka sjellë një goditje në kokë, nga një këmbë karrigeje që i ka sjellë çarje të kafkës si dhe një çarje e aortës në parakrahun e majtë. Prokurori Kreshnik Ajazi ka kërkuar në Gjykatë masën “arrest me burg” për Sanxhaktarin.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.