Vokshi: Vendgrumbullimi i mbetjeve në Mbrostar, bombë ekologjike

0 347

”Vendgrumbullimi i mbetjeve në Mbrostar, po kthehet në një katastrofë ekologjike”, kështu thotë ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi në A2. Sipas saj janë dhënë miliona euro për një incenerator që nuk funksionon, duke u kthyer në bombë ekologjike që dëmton shëndetin e banorëve, duke lëshuar gazra helmues.

“Unë kam qenë vetë në Mbrostar në vendgrumbullimin e mbetjeve në Fier, i cili duhet të ishte vënë në funksionim, e që ka marrë mbi 20 mln euro. Duan të fshehin realitetin, pasi 20 mln euro janë dhënë për një incenerator që nuk punon, për një shërbim që nuk kryhet. Një incenerator që duhet të funksiononte. Është kthyer në katastrofë ekologjike. Mbetjet grumbullohen, nuk përpunohen, është bombë ekologjike, sepse dëmton shëndetin e banorëve pasi lëshon gazra helmues”, tha Vokshi.

Ajo ka denoncuar 75 mln eurot e dhëna për inceneratorë që nuk funksionojnë për llogari të kompanive fantazmë, pronarët e të cilëve nuk bëhen publikë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.