Vlonjati kapet me 12 emigrantë, 100 euro për të kaluar kufirin

0 272

Trafiku i emigrantëve nuk është një fenomen që ndodh vetëm në Korçë, por po përhapet edhe në Elbasan. Të dielën, Policia e Elbasanit vuri në pranga një 33-vjeçar nga Vlora sepse u kap në aksin Librazhd-Elbasan me 12 klandestinë në makinë. Nga secili prej tyre ai kishte kërkuar 100 euro për të kaluar kufirin.

”Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte nga Korça disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit 100 euro për person, kapën dhe arrestuan shtetasin: E.Ç, 33-vjeç, banues në Vlorë. Arrestim i tij u bë pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin e tij 12 shtetas të huaj. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprë penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit””,-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.