Vjehrri ngacmon seksualisht nusen e djalit në Korçë

0 216

Një 72-vjeçar në fshatin Porodinë të Korçës procedohet penalisht nga policia pasi ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit.

Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ai do të hetohet në gjendje të lirë.

Ka qenë nusja e cila e ka denoncuar në polici vjehrrin, ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. M., 72 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pas kallëzimit të bërë nga nusja e djalit të tij, e cila pretendon se është ngacmuar seksualisht nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.