Kuvendi përjashton Edi Palokën dhe Bujar Leskajn nën argumentin se dje ishin të dehur

0 168

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar kërkesën e 7 deputetëve të Partisë Socialiste për të përjashtuar deputetët demokratë Edi Paloka e Bujar Leskaj.

Kuvendi ka përjashtuar me 10 ditë dy deputetët me akuzën se të dy kanë qenë të dehur në seancën e djeshme.

Ditën e djeshme Partia Socialiste dorëzoi kërkesën në Kuvendin e Shqipërisë për ta përjashtuar Edi Palokën dhe deputetin Bujar Leskaj për 10 ditë nga seancat plenare.

Ata akuzohen nga Partia Socialiste, se kishin hyrë të alkoolizuar në seancë. Të dy deputetët e kanë mohuar një gjë të tillë, duke u shprehur se ishin të gatshëm të bënin testet e nevojshme për të hedhur poshtë aludimet ndaj tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.