Vezë me racion për britanikët, vendi po përballet më mungesa të theksuara

0 226

Supermarketet më të mëdha të Britanisë së Madhe po shqyrtojnë problemin e mungesës së importit të vezëve nga Polonia, ndërsa vendi po përballet me mungesa të këtij produkti, sipas “The Sun”.

Tre supermarketet më të mëdhenj në vend njoftuan se aktualisht po zhvilloheshin bisedime emergjente në të gjithë industrinë, për të përballuar një krizë të mundshme të vezëve.

Mungesa e vezëve është shkaktuar pjesërisht nga një tjetër shpërthim i gripit të shpendëve, por edhe ndikimi i valës së të nxehtit në verë, që shkaktoi ngordhjen e miliona zogjve.

Në gusht, Departamenti i Mjedisit, Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale deklaroi se ishte shumë i shqetësuar për shkallën e vdekshmërisë së pulave, pasi zogjtë ngordhën nga vala e nxehtësisë kur temperaturat arritën nivele të larta rekord.

Shumë nga zogjtë që ngordhën ishin pula që rriteshin për konsum dhe jo për vezë. Kjo ishte vera më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë, ku temperaturat i kaluan 40 gradë Celsius.

Problemet janë përkeqësuar pasi një numër i konsiderueshëm fermerësh janë larguar nga industria, për shkak të rritjes së kostove.

Fermerët kanë fajësuar rritjen e kostove të ushqimit të kafshëve, të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, gjë që çoi në rritjen e çmimit të grurit.

Importi i vezëve ka të ngjarë të çojë në çmime më të larta për blerësit, për shkak të kostove shtesë të transportit, në një kohë kur britanikët po përballen me rritjen e inflacionit të ushqimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.