Veliu i nxorri videon me pistoletë/ Nëna e 15-vjeçarit: Do e padis për prishje imazhi

0 323

Nëna e djalit 15-vjeçar të dhunuar nga efektivët e Policisë së Shtetit, ka përgënjeshtruar deklaratën e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i cili publikoi videon e marrë nga profili i saj në facebook, ku ajo shfaqet me pistoletë. Për ”Abc News”, Ziada Çobo thotë se video-ja është xhiruar gjatë filmit “Dashuria nuk mjafton”, ndërsa paralajmëroi se do të bëjë padi në prokurori për prishje imazhi ndaj kryepolicit Ardi Veliu.

Deklarata e nënës

Pamjet e nxjerra nga Veliu ishin nga një film. Unë e përgënjeshtroj 100% sepse është i vjedhur nga fb im dhe është shkëputur nga filmi “Dashuria nuk mjafton”. Krerët tanë nuk marrin vesh nga kultura. Duke folur për djalin tim thoshte ajo, ajo, ajo, mamaja e saj. Djali im është dy metra djalë. E kam rritur djalin vetë. Si do reagonte ai po të ishte djali i tij. Nëse unë jam me precedentë penalë pse më kanë pranuar në Policinë e Shtetit.

Kam bërë testimin dhe për dy pikë nuk e mora. Filmi është “Dashuria nuk mjafton” e regjisorit të madh Drilon Hoxha që ka bërë bujë. Nga një ana të vjen keq por edhe për të qeshur për reagimin e tyre. Unë jam duke e ndjekur këtë çështje me struktura më lart se policia. Unë e kam thënë se në intervistat e mia që ndihem e kërcënuar. Këto momente nuk ndihem derisa të dalë e drejta.

Le t’i marrin videot nuk kam turp nga ato që kam bërë në jetë. Kam qenë në Big Brother dhe në shfaqje të tjera por këta nuk dinë nga kultura. Nuk më ka ardhur asnjë gjobë për djalin. Janë përgënjeshtrime këto që po thonë. Djali vazhdon me trajnime me psikologun. Veliu të shkojë të pyesë se ku luan fëmija im. Nuk do rri pa e denoncuar këtë prishje imazhi, do shkoj në prokurori.

Leave A Reply

Your email address will not be published.