Vaksinohet Mira Meksi, shkrimtarja: Më keni prekur shpirtin, ka dritë në fund të tunelit

0 362

Pas thirrjeve se gjendja e saj është e rëndë, shkrimtarja Mira Meksi është vaksinuar kundër Covid-19. Pas apelit të fortë që u ngrit në media dhe rrjetet sociale, Meksi thotë se falë solidaritetit, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i mundësuan vaksinimin dhe tashmë e ka rrugën e lirë për të udhëtuar jashtë.

”Miqtë e mi, dashamirës, jeni aq shumë sa nuk jua përmend dot emrin. Por zemra ime ju njeh të gjithëve. Më keni prekur shpirtin me solidaritetin tuaj, më keni dhënë forcë dhe energji për ta përballuar sëmundjen. Ju jam përjetësisht mirënjohës. Ju uroj së pari shëndet dhe forcë njerëzore në këto kohëra të zeza! Ka dritë në fund të tunelit. Falënderoj nga zemra Kryeministrin Rama dhe Ministren Manastirliu, që më mundësuan vijimin e trajtimit të mëtejshëm të sëmundjes! Zoti me ne të gjithë”,-shkruan Meksi.

Shkrimtarja Mira Meksi vuan nga një sëmundje e rëndë dhe duhet të shkojë për kurim jashtë vendit, ndaj dhe përfitoi nga vaksinimi, pasi është një kusht që qytetarët të lëvizin jashtë vendit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.