Procesi i vaksinimit/Manastirliu: Brenda marsit mbarojmë me mjekët, nisim me mësuesit

0 301

Procesi i vaksinimit anti-covid ka nisur pothuajse në të gjithë vendin. Të martën ky proces nisi në Durrës për grupmoshën mbi 80-vjeç dhe personelin mjekësor që ende nuk e ka kryer atë. Vaksinimi po kryhet në ambientet e pallatit të sportit ”Ramazan Njala”, ku ndodhen 10 grupe mjekësore. I pranishëm ka qenë dhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kjo e fundit në një deklaratë për mediat, tha se brenda marsit do të përmbyllet procesi i vaksinimit për bluzat e bardha dhe se më pas procesi do të vijojë për mësuesit.

”Kemi filluar me të moshuarit +80 dhe fashat janë ndarë nga mjeku familjes. Është mjeku familjes ai që përcakton kush do të vaksinohet i pari, duke u nisur nga ditëlindjet. Po bëhet një punë e mirë në të gjithë vendin. Deri më tani kemi kryer mbi 14 mijë vaksinime. Të gjithë mjekët dhe infermierët mbarojnë vaksinimin brenda 15 marsit. Do të fillojmë me mësuesit. Do të bëhet një vaksinim, siç e kemi menduar, në shkolla. Ndaj jemi duke përzgjedhur edhe infermierët të cilët fillojnë trajnimin brenda kësaj jave”, bëri me dije Manastirliu.

Leave A Reply

Your email address will not be published.