Vaksinimi në Europë kundër Covid-19, zyrtarët: Koha për unitet

0 293

Një javë pasi në SHBA nisi vaksinimin ndaj Covid-19, gjithashtu Bashkimi Europian nisi fushatën e koordinuar, në atë që zyrtarë të lartë të bllokut e përshkruan si “një moment prekës uniteti”. Në Romë, imunizimi nisi nga stafi mjekësor i spitalit Spallanzani, pjesëtarëve të të cilit iu administrua vaksina e Pfizer-BioNTech. Infermierja Claudia Alivernini, e para që e bëri vaksinën, e përshkroi këtë si një moment përgjegjshmërie. Si një nga personat në frontit e pare të betejës kundër sëmundjes, Claudia i ka parë nga afër pasojat e vërteta të saj.

”Sot jam këtu si qytetare, por mbi të gjitha si infermiere që përfaqëson fushën e saj dhe personelin shëndetësor që ka zgjedhur të besojë te shkenca. I kam prekur gjërat nga afër, e kam parë me sytë e mi se çfarë ndodh në luftën kundër virusit, kemi qenë në vijën e parë të frontit që prej fillimit të kësaj emergjence.Sot e dimë se kjo është një ditë vendimtare: shkenca dhe mjekësia janë rruga e vetme, së bashku me ndjenjën tonë individuale të qytetarisë, e cila do të na lejojë të dalim nga luftë ngadhënjimtarë. Jua them me gjithë zemër: të vaksinohemi për veten, për njerëzit që duam dhe për komunitetin”, shprehet ajo.

Sllovakia i administroi gjithashtu dozat e parë të vaksinës së Pfizer-BioNTech. ”Nëse më shumë se 70% e njerëzve vaksinohen, atëherë them se nuk do të na duhet të shqetësohemi për pushimet këtë verë”, thotë Krcmery, nga Komisioni Shtetëror i Pandemisë. Shumica e qytetarëve në Gjermani dëshirojnë ta bëjnë vaksinën, megjithatë mbi gjysma e pjesëmarrësve në anketim u shprehën të shqetësuar për efektet anësore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.