Strehoi refugjatët në manastir, por për murgeshën nisin hetimet

0 348

Murgeshat thuajse nuk kanë ose bien rrallë në konflikt me ligjin. Një murgeshë në Bavari është nën presionin e ligjit, pasi ka strehuar refugjatë në manastir. Çështja e saj mund të vërë në provë traditën shekullore të azilit kishtar.

Kryemurgesha Mechthild, drejtuese e manastirit benediktin në Kirchschletten në Frankoninë e Epërme, është nën vëzhgimin e autoriteteve gjermane. Saj kanë nisur disa procedime penale për ndihmë, mbështetje dhe për strehim të paligjshëm të azilkërkuesve. Ajo u ka ofruar azil kishtar 30 refugjatëve, kryesisht gra në situata tepër emergjente.

”Kur më morën në pyetje reagova me qetësi, sepse nuk jam e vetëdijshme se kam kryer ndonjë veprim që meriton burgim”, tregon kryemurgesha Mechthild. Ajo mund të dënohet me burg, ose me një gjobë prej 2,500 eurosh. I pari që kërkoi azil kishtar ishte nga Iraku.

Leave A Reply

Your email address will not be published.