Vaksina ruse Sputnik V, 91,6% efektive

0 211

Analizat e brendshme kanë treguar se vaksina ruse Sputnik V është 91,6% efektive ndaj rasteve simptomatike të Covid-19 dhe 100% efektive ndaj rasteve të rënda dhe të moderuara të infeksionit.

Rezultatet u publikuan sot në revistën “The Lancet” dhe janë të bazuara në të dhënat e grumbulluara nga 19 866 pjesëmarrës, ku 14 964 morën dy doza vaksine dhe 4902 morën placebo.

Sa i përket efekteve anësore të lidhura me vaksinën, ato ishin shumë të rralla. Vetëm 0,2% e njerëzve kishin efekte anësore si simptoma gripi apo lodhje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.